Thirrje për ndihmë/ Nëna e 4 fëmijëve kërkon ndihmë për operacionin
Nëna e 4 fëmijëve, Xhemile Agiçi po vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e zemrës. Pas diagnostikimit dhe kontrollit nga mjekët, ajo duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rifituar shëndetin. Operacioni kushton 30 mijë dollarë dhe familja nuk e përballon dot shumën e nevojshme. Ndaj familjarët i janë drejtuar redaksisë Kids’ Time për të bërë një thirrje për ndihmë për të mundësuar shumën e parave për të kryer operacionin.
Ndaj të gjithë personat të cilët kanë mundësi të ndihmojnë Xhemilen me një shumë sado të vogël janë të lutur të japin kontributin e tyre. Numri i llogarisë ku mund të jepni kontributin tuaj është: Xhemile Agici, 866064 pranë Societe General Bank. Gjithashtu mund të kontaktoni edhe me kunatin e Xhemiles në numrin: 0692505926.
Të bashkohemi të gjithë e të ndihmojmë Xhemilen, ta kthejmë atë në shtëpi shëndoshë e mirë, pranë 4 fëmijëve të saj! Shpërndajeni lajmin që ta shohin më shumë persona që mund ta ndihmojnë! /Kids’ Time