“Ti je çudia jonë” Kledi Kadiu, dedikim të ëmbël për djalin e sëmurë në ditëlindjen e tij të parë
Fëmija i dytë i Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vjeç dhe balerini i ka kushtuar një mendim dashurie në rrjetet sociale.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar xhiron tënde të parë rreth diellit. Ti jeni çudia jonë, urime ditëlindjen Samurai i vogël i madh”, ka shkruar ai në Instagram.
Në postim balerini i është referuar një luftëtari sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë ai që e ka treguar këtë gjë kohë më parë.
“Në 13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefaliti”, shpjegoi ai.
Shumë personazhe të shoëbizzit dhe kolegë të Kledit komentuan postimin e urimin për Gabrielin.
Kadiu ka publikuar edhe një video prekëse me momentet më të bukura të vitit të parë të jetës së foshnjës së tij: nga lindja deri tek loja me motrën e tij të vogël.
Çifti, i cili u martua në vitin 2018, ka edhe një vajzë tjetër, Lea, e lindur në vitin 2016.