Në vend të babit! Landi dhe Armiri shoqërojnë vajzën e Doktor Florit në ditën e rëndësishme

Kanë kaluar afro tetë vjet që kur artisti Doktor Flori ndërroi jetë dhe ende sot, miqtë e tij më të mirë duket se e mbajnë po aq të fortë lidhjen me kujtimin dhe familjen e tij. Një ndër miqtë më të ngushtë, pjesëtar i grupit “West Side Family”, Roland Hysi ka ndarë shpesh në rrjetet sociale momente me fëmijët e mikut të tij të ndjerë.

Dita e sotme, ka një domethënie të veçantë për ta. Në foton e publikuar nga Landi, duket ai me Kaltrinën, vajzën e Doktor Florit dhe Armiri, pjesëtari tjetër i grupit muzikor. E veçanta e kësaj fotoje, është se të tre ndodhen në oborrin e shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Siç kuptohet nga shkrimi që shoqëron postimin, Kaltrina do të nisë gjimnazin dhe mesa duket është regjistruar në shkollën ku edhe djemtë kanë shumë kujtime.

“Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po çe deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë! Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi
Sërish… Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly”, – shkruan Landi.

Share With:
Translate »
178 Views