Ti je egoiste, ndërsa nëna jote merr para për intervista! Motra e Meghan plot me mllefe

Motra nga babai i Meghan Markle, Samantha ka kritikuar nënën e Meghanit duke thënë se ajo ka marrë një shumë të majme parash që të dalë të asë në një intervistë për Oprah Winfrey e cila u shfaq edhe në dasmë si e ftuar speciale. Mediat britanike shkruajnë se ajo vetë (Samantha) e ka pranuar se ka marrë para për intervistat që ka dhënë dhe nxjerrjen e fotove të Meghan kur ishte e vogël, ndërsa për Doria Ragland qenka e papranueshme.
Pasi një përdorues në Twitter i tha se po kërkonte vëmendje dhe se donte të merrte para, Samantha u shpreh: Edhe Doria mori para nga Oprah Winfrey dhe do zbulojë disa foto po kundrejt parave. Më falni por unë kam të drejtën dhe lirinë e fjalës dhe nuk lejoj që mediat britanike të më akuzojnë. Pas një sërë argumentesh me përdoruesit e mediave sociale Samantha tha në mënyrë ironike se po shkonte të bënte një masazh, duke shkruar kështu: Po më bëni me dhimbje qafe, po shkoj të bëj një masazh. E njohur si shkrimtare dhe një grua që ka probleme me sklerozën, bëri bujë edhe pak ditë para dasmës në emisionin Good Morning Britain, kur etha për prezantuesin Piers Morgan” Nuk po të bën efket viagra. 53 vjeçaria e ka portretizuar gjithmonë motrën e saj si narcisiste dhe egoiste, duke thënë se Meghan nuk e kishte ftuar askund për shkak se ndodhet në karrige me rrota. Sa i përket intervistës, sipas Bazat, intervista do zhvillohet këtë javë në Londër.

Share With:
Translate »
694 Views