Historia prekëse e mësueses që u vra në Teksas. Bënte dy punë për burrin e saj të sëmurë dhe katër fëmijët

Cynthia Tidale kalo vitet e fundit të jetës duke ndihmuar burrin e saj të sëmurë, pasi mjekimet e tij kushtonin shum ë shtrenjtë. ka ndërruar jetë mund të japë kontributin e fundit për të shpëtuar babanë e fëmijëve të saj, pasi në faqen GoFundMe, ku shumë njerëz ofrojnë ndihmë monetare po mblidhen para në emër të saj.

Ajo punoi si mësuese zëvendësuese gjatë ditës dhe si kameriere në një restorant gjatë natës për të ndihmuar në pagimin e shpenzimeve mjekësore të burrit, gjithashtu kujdesej duke e ndërruar, larë, ushqyer, duke mos lënë pas dore edhe fëmijët. Burri i Tisdale, William, vuan nga ‘broza pulmonare idiopatike’, një sëmundje kërcënuese për jetën.  Ai ka vështirësi në frymëmarrje dhe mungesë të oksigjenit në tru dhe në organe të tjera.

Pas diagnozës pritet që të jetojë vetëm pesë vite nëse nuk kurohet në kohë.  “Nëna ime gjithmonë  na ka nxjerrë nga situata të vështira. Ajo do kujdeset për ne nga qielli”, thotë vajza e saj. Tisdale konsiderohej si një shenjtore nga familja dhe miqtë e saj në Pharr të Teksasit. Nëna e katër fëmijëve njihet si grua e dashur dhe bujare, dhe shkonte rregullisht në Kishën Anchor Bible Baptist për tu lutur për burrin dhe fëmijët e saj.

Share With:
Translate »
1517 Views