“Ti Mateo nuk e mban mend ç’ndodhi 10 vite para!” Letra publike e Jul Dedës për të birin, na përloti

Sot është një ditë festive për aktorin e njohur të humorit Julian Deda.

Djali i tij Mateo, që është kopje e së ëmës, feston 10-vjetorin e lindjes dhe babi Juli nuk ka qëndruar duarkryq pa ia qëndisur një mesazh të bukur në Instagram me rastin e përvjetorit.

“Ti nuk e di se çfarë ndodhi 10 vjet më parë”, e nis kështu Deda dedikimin e tij për Amteon, për të cilin shprehet se është një dhuratë hyjnore.

“Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi, “O baaaaa, ku është xheli i flokëveee”. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim! Të dua pafund”, vijon aktori i njohur i humorit.

Këto fjalë të ndjera kanë prekur miq e të afërm të Dedës, të cilët e kanë uruar në Instagram Mateon.

Gëzuar ditëlindjen Mateo!

Share With:
Translate »
975 Views