Tronditëse: 30-vjeçarja nga Bulqiza humb trinjakët, spitali nuk ka mjek gjinekolog, as sallë operacioni

Një 30-vjeçare nga Bulqiza ka humbur trinjakët e saj në muajin e pestë të shtatzënisë. Sipas “Balkan Web” ngjarja tronditëse ka ndodhur për shkak se në spitalin e qytetit verior nuk ka as mjek gjinekolog , as sallë operacioni.

E.Rexhepi ka lindur fëmijën e parë e asistuar nga një infermiere, por ka pasur shumë vështirësi me dy fëmijët e tjerë.

Një staf mjekësor me mjek gjinekolog është nisur nga Tirana menjëherë, por duket se ka arritur tepër vonë për të shpëtuar foshnjet. Asnjëri prej trinjakëve nuk ka arritur të shpëtojë, por gjendja e gruas ka arritur të stabilizohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për “Balkan Web” gruaja kishte ardhur në spital nga fshati Ostren dhe pasi ka udhëtuar rreth një orë me kalë, ka arritur të gjejë një makinë ta dërgojë në spital.

Ajo ka treguar se ka qënë duke kryer punë të rënda bujqësie kur  ka ndjerë dhimbje dhe i është dashur të niset menjëherë për spital.

Share With:
Translate »
684 Views