Tian me gjyshërit, një trashëgimtar i denjë i tyre
Një ditë më parë çifti i njohur Altuna Sejdi-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha festuan gjashtëmujorin e lindjes së djalit të tyre. Që nga momenti kur ata u bënë prindër për herë të parë, dëshmuan se janë shumë të përkushtuar ndaj Tianit të vogël. Tianit të vogël për asnjë moment nuk i mungoi dashuria e përkushtimi i prindërve të tij. Por, jo vetëm nga prindërit. Janë edhe gjyshërit ata që shprehin dashurinë e pakusht ndaj nipit të tyre. Në gjashtëmujorin e lindjes së Tianit, Patrisi në llogarinë e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me dy gjyshërit e tij. “Me gjyshat”, kishte lënë mbishkrim Patrisi.