Tian na prezanton shokun e tij të njohur

Edhe pse pati shumë dyshime miqësia e tij me Tunën fill pasi kënëgtarja u nda me Cozman, zërat u shuan shpejt dhe po aq shpejt u vërtetua se Ylli Limani ishte një mik i mirë jo vetëm i Tunës, por edhe i partnerit të saj, Patrisit, e tani edhe i vogëlushit të tyre Tian.  

Si një ndër miqtë besnikë, të cilit Tuna i besoi të parit edhe sekretin për lidhjen e saj me Patrisin, Ylli po e shijon shumë edhe miqësinë e tij me vogëlushin Tian.

Një ditë më parë, Tian na prezantoi me koleksionin e vjeshtës dhe Yllit, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse t’i përshtatet mikut të tij të vogël. Ashtu si ai, edhe Ylli ka veshjen tipike të një të diele pushimi. Fiks për ta kaluar me një djalosh të qeshur si Tian.

Share With:
Translate »
578 Views