Tiranë, gjendet e vdekur në banesë fëmija 2 vjeçe

Një tjetër ngjaje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 2 vjeçe është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku foshnja e mitur N.S., 2 vjeçe është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, fëmija është gjendur pa shenja dhune, ç`ka shton dyshimet se vogëlushja e seksit femër, ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Mësohet se foshnja po flinte në krevatin e saj, kur prindërit e kanë gjetur pa shenja jete, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale.

Share With:



760 Views