Tiranë, helmim masiv, 15 studentë përfundojnë në spital

Një tjetër rast helmimi i dhjetra personave ka ndodhur orët e fundit në Shqipëri.

Raportohet se 15 studentë kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të QSUT-së në Tiranë pasi kanë paraqitur simptoma helmimi.

Sipas policisë së Tiranës mbrëmë rreth orës 01:04, në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë mbërritur rreth 15 të rinj të toksikuar.

Rreth orës 04:52 të gjithë studentët pas mjekimit të marrë janë larguar për në banesat e tyre.

Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta persona janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës. Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

Share With:
Translate »
906 Views