Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ballë ishte dhe epiqendra

Vazhdojnë tërmetet në detin Adriatik. Vetëm pak minuta më parë është ndjerë një tërmet 3.5 ballë, me epiqendër po detin Adriatik.

Epiqendra ishte 23 kilometra nga Durrësi, dhe 42 kilometra nga Tirana.

Kujtojmë së një ditë më parë në vendin tonë u ndjenë një sërë tërmetesh, ku tërmeti më i fuqishëm ishte 4 ballë dhe sipas sizmiologëve janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit 2019.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se epiqendra e tërmetit ka qenë në det pranë Gjirit të Lalëzit dhe ka pasur magnitudën 4. Ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5.

Share With:
Translate »
822 Views