Zjarr në një pallat, 11 të intoksikuar, rëndë një fëmijë 10 vjeç

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një pallat 13-katësh në Milano, në zonën e Quarto Oggiaro. Një fëmijë 10 vjeç, është nxjerrë nga ndërtesa në flakë, në gjendje të rëndë.

 

Flakët nisën nga një apartament në katin e dhjetë, nga ku dilte një re e madhe tymi i zi. Alarmi u dha pak pas mesditës, kur e gjithë ndërtesa u evakuua. Të paktën tre persona të bllokuar u shpëtuan nga zjarrfikësit.

Fëmija u transportua në spital i pavetëdijshëm dhe në arrest kardiak. Sipas mjekëve të urgjencës, gjendja e tij është e rëndë. Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët në katin e dhjetë dhe raportohet se e gjetën djalin e mitur në një nga apartamentet në katet e sipërme.

Lehtësisht të intoksikuar edhe 11 banorë të tjerë që kanë marrë mjekimin në vend ose të hospitalizuar me kodin e verdhë në disa spitale. Zjarri, tani është vënë nën kontroll nga 7 mjete zjarrfikëse që ishin në vend.

Share With:
Translate »
936 Views