Djemtë e Diana-s kundër gazetarit Bashir: Nëna jonë humbi jetën prej tij

Princi Harry shpërtheu ndaj intervistës së BBC Panorama të 1995-ës me nënën e tij duke e quajtur ‘joetike’. Ndërsa William tha se pretendimet ‘e paqarta dhe të rreme’ të Martin Bashir për të siguruar intervistën nxitën paranojën dhe izolimin e viteve të fundit të Diana-s.

Djemtë e Diana-s kundër gazetarit Bashir: Nëna jonë humbi

HARRY

William shprehet i sigurt tha se mashtrimi i Bashir ndaj Diana-s shpejtoi divorcin e prindërve të tij dhe dëmtoi familjatët e tjerë.

Djemtë e Diana-s kundër gazetarit Bashir: Nëna jonë humbi

WILLIAM

Harry thotë se nëna e humbi jetën pikërisht prej kësaj interviste. Ai u shpreh se vitet e fundit me nënë nuk i shijoi pikërisht prej problemeve që Diana pat inga mashtrimet e Bashir.

Ajo që e trishton atë më së shumti është fakti që nëse hetimi i vitit 1996 mbi pretendimet se Diana ishte mashtruar nga Bashir do të kryhej siç duhet, princesha do ta dinte se ishte mashtruar që përpara vdekjes në 1997-ën dhe ndoshta sot do ishte gjallë.

Djemtë e Diana-s kundër gazetarit Bashir: Nëna jonë humbi

INTERVISTA E DIANA-S ME MARTIN BASHIR

Si William ashtu edhe Harry morën dje letra zyrtare nga BBC ku media i kërkonte falje për sjelljen e gazetarit të tyre.

Po çfarë ka ndodhur mes Martin Bashir dhe Diana-s?

“Mbretëresha ha nga stresi, si për t`u ngushëlluar nga gjithë problemet që ka. Edëard kurohet nga Sida, Camilla është në depresion, kurse Charles është i dashuruar me dadon e fëmijëvë”, mësohet të ketë thënë Bashir i cili ka shtuar se Diana përndiqej nga familja mbretërore, se letrat e saj hapeshin, telefonatat përgjoheshin e se donin ta shkatërronin.

Ndaj edhe Diana u nxit të fliste publikisht për problemet me Charles dhe kjo solli shpejt fundin e martesës së saj.

Djemtë e Diana-s kundër gazetarit Bashir: Nëna jonë humbi

SHENIMET E VELLAIT TE DIANA-S

Po pse rikthehet në vëmendje sot kjo çështje?

Shënimet e vitit 1995 të Charles Spencer, vëllait të Diana-s, kanë nxjerrë në dritë një anë tjetër të historisë së saj. Sipas informacioneve, shënimet janë mbajtur me shkrim nga Charles Spencer gjatë një takimi 90 minutësh me Diana-n dhe Bashir, kur ky i fundit përpiqej ta bindte për intervistën e famshme. Ia arriti qëllimit. Diana e dha intervistën që shënoi karrierën e Bashir, por sot shikohet si fillimi i fundit të Diana-s. Në këtë intervistë ajo pranoi për herë të parë krizën me Charles dhe lidhjen e tij me Camilla-s.

“Në martesën tonë kemi qenë gjithmonë 3”, tha Diana.

Djemtë e Diana-s kundër gazetarit Bashir: Nëna jonë humbi

MARTIN BASHIR

Çfarë erdhi pas saj?

Ishte kjo intervistë me Bashir që i hoqi Diana-s titullin “Shkëlqesia e saj” dhe ishte po kjo intervistë që e bëri paranojake. Diana mendonte gjatë gjithë kohës se po e ndiqnin, se po përgjohej dhe një mike e saj sot shprehet e sigurt se nëse nuk do të kishte dhënë atë intervistë e nuk do ishte takuar me Bashir, do të ishte ende gjallë.

Diana u nda nga jeta në gusht të 1997-ës teksa përpiqej me makinë të largohej nga gazetarët që thuhet se po e ndiqnin për foto.

Ndaj Bashir bien akuzat për manipulim. Ditët e fundit është tërhequr nga BBC për arsye shëndetësore. E vërteta pritet të dalë në dritë.

Share With:
Translate »
145 Views