TRAGJEDI! Iu mbyt mbesa para syve, xhaxhai tenton vetëvrasjen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku një vajzë vetëm 10 vjeç u mbyt në Zvërnec. E mitura kishte hyrë në det për tu larë bashkë me nënën, motrën dhe xhaxhain e saj, kur u përfshi nga një rrymë ujore që i mori jetën. Dy motrat dhe nëna e tyre, por edhe xhaxhai, janë futur në det rreth mesditës, ndërsa pak çaste më vonë rryma i ka tërhequr në thellësi, duke bërë që këta të fundit të kërkonin ndihmë nga pushues të tjerë që ndodheshin bregdetin e plazhit të Portonovës. Nëna e vajzave ka qenë disa metra larg tyre duke dhënë alarmin për rrezikun që u kanosej dy vajzave të saj, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe xhaxhai, i cili është përpjekur që të shpëtonte dy vajzat e vogla. Në ndihmë u kanë shkuar edhe forca policie që kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa është arritur të shpëtohet një nga vajzat e mitura dhe nëna, por ka humbur jetën 10-vjeçarja, A.H. Në një gjendje të tillë të rëndë ka qenë edhe xhaxhai i dy vajzave, i cili disa herë ka tentuar sërish futjen në det për t’u vetësakrifikuar pas tragjedisë që i ndodhi, por kanë ndërhyrë forcat e policisë për ta shoqëruar drejt spitalit rajonal, me qëllimin që të jetë nën kujdesin e mjekëve.