Tragjedi në dyqanin e këpucëve, rrëzohet pasqyra, vret vajzën 2 vjeçe

“Vdiqa bashkë me të”. Moshin Siddique, nuk arrin që ta besojë se nuk do e shohë më buzëqeshjen e vajzës së tij, Ifrah.

Vogëlushja e tij 2 vjeçe, u nda nga jeta një pasdite të zakonshme, teksa po provonte një palë këpucë në një dyqan Riverdale, në Georgia, SHBA.

Befas ajo zhurma e papritur, ku pasqyra u rrëzua dhe u bë copash në kokën e vogëlushes Ifrah.

Pasditen e së premtes, familja Siddique, kishte shkuar në dyqan për të blerë këpucë. Ifrah ishte e gëzuar dhe kishte zgjedhur të preferuarat e saj, por teksa po i provonte, një pasqyrë u shkëput nga muri duke rënë mbi kokën e vajzës.

Por pavarësisht dërgimit në Southern Regional Medical Center, e mitura u deklarua e vdekur.

“Dëgjova klithmat dhe ulërimën e një gruaje”, tregon Latisha Culpatrick, e cila punon në dyqanin ngjitur me vendin ku ndodhi tragjedia.

“Ajo ishte e vogla ime. Vdiqa bashkë me të, është njëlloj sikur të mos jetoj më”, tha babai i Ifrah, Moshin.

Sakaq policia po heton lidhur me aksidentin, ndërkohë që të zotët e dyqanit u shprehën të pikëlluar për gjithë sa ka ndodhur, duke shprehur ngushëllimet për familjen.

Share With:
Translate »
704 Views