10 arsyet magjike pse duhet të keni motër

Motra eshte drite e jetes- kur te riteni do te kujtoni prrsonin me te cilin keni ndare femijerine, veshjet, krevatin…
Të kesh një motër është gjëja më e bukur që mund të të ketë falur jeta – ajo është gjithmonë mikesha më e mirë. Nuk ka rëndësi kush është më e madhe a më e vogël, motra është gjithmonë aty për të dëgjuar ulërimën tënde, për të veshur rrobat e tua, për të dëgjuar deri në fund dhe për të ditur çdo sekret. Edhe kur nuk është fizikisht, motra ka një ndjenjë të brendshme për të qenë bashkë me ty në momentet më të mira dhe më të këqija. Ka shumë arsye pse motra është shoqja më e mirë e përjetshme, ashtu siç ka edhe shumë arsye pse ajo dhe vetëm ajo është përherë krenare për ty, sido që të jesh. Megjithatë studiuesit kanë renditur 10 arsye kryesore se pse është mirë të kesh një motër.
1-Motra ju njeh më mirë se kushdo, e kështu është ndër të vetmit njerëz që di të jap këshillën më të mirë.
2-Kur nuk mund të vendosni se çfarë të vishni në mëngjes, ju mund t’i dërgoni asaj secilën fotografi nga veshjet dhe ajo do vendos për ty.
3-Motra e dinë atë historinë që është shumë turpëruese e që do vdisnit sikur ta dinin të tjerë. E po, ajo e di dhe nuk flet!
4-Ajo e dinë çdo gjë që keni kaluar – nga gjërat e mira, të këqija dhe të shëmtuarat. Motra nuk të gjykon asnjëherë për këto gjëra.
5-Motra të ka parë në gjendjen më të çuditshme dhe prapë mendon se je njeriu më i mirë dhe më i bukur në botë.
6-Kur të katandisen telashet, ajo është e para që do të të ndihmojë, qoftë edhe duke dhënë suport emocional.
7-Përqafimet e saj janë më të mirat në botë, kjo është e sigurt.
8-Rrobat e saj janë tuat, kështu nuk të duhet të blesh pafund rroba, pasi ke dhe një gardërobë tjetër që është e hapur për ty
9-Edhe nëse është më e vogël ose më e madhe se ju, motra është gjithmonë një shembull që dëshiron të ndjekësh.
10-Të dhuron ndjesinë më të bukur, pasja e një mbese ose nipi.

Share With:
Translate »
1445 Views