Tragjedia në Rusi, nga e gjithë familja mbijeton vetëm 11-vjeçari

Një djalë 11 vjeçar, që është i vetmi i mbijetuar nga zjarri që shpërtheu në qendrën tregtare të Kemerovos sepse babai e tij e hodhi nga një dritare, ka mësuar se e gjithë familja e tij ka vdekur.

Mjekët thonë se djali i shkatërruar ka gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Prindërit e 11-vjeçarit dhe motra e tij vdiqën nga zjarri masiv i fundjavës së kaluar (24 mars) në qytetin siberian të Kemerovos.

Flaka, që përfshiu qendrën tregtare Winter Cherry kur dhjetra fëmijë po luanin dhe shihnin kinema, u dëshmua si një nga zjarret më vdekjeprurës në Rusi dekadat e fundit.

Ndërsa historia e tmerrshme e 11-vjeçarit të plagosur u përhap shumë shpejt në media, u deshën shumë ditë që të afërmit, përfshirë edhe mjekët që ti tregonin lajmin tronditës.

“Ata kishin frikë të shikonin reagimin e djalit, nuk dinin se çfarë fjalësh të zgjidhnin për t’ia treguar të vërtetën,”-tha psikiatria e djalit Anna Portnova.

Por ishin psikologët profesionistë që ia shpjeguan djalit humbjen e familjes së tij: “Pas përgatitjeve të gjata ne zgjodhëm mënyrën dhe taktikat e duhura për të folur me të.”

Psikiatria pranoi se 11-vjeçari reagoi në një mënyrë që çdo fëmijë do të bënte: “Ai filloi duke qarë. Pasi kuptoi se e gjithë familja e tij ka vdekur, nuk e lëshoi veten, por ka filluar të flasë e të pyesë për të ardhmen e tij.”

Zjarri shpërtheu pasditen e 24 marsit dhe u përpah shumë shpejt në katin e fundit të ndërtesës që ishte mbushur me njerëz, për shkak se aty ndodhej një shesh lojrash për fëmijë, pistë patinazhi dhe kinema. Në mes të ferrit babai shtyu djalin nga një dritare para se të mbytej nga tymi toksik.

Vogëlushi i shpëtoi zjarrit por pësoi dëmtime të rënda në trup. Ai kishte djegie të shumta, lëndime në mëlçi, zemër, veshkë dhe mushkëri. Djali do të qëndrojë nën kujdestarinë e gjyshërve të tij.

Portnova tha se ndihma psikologjike duhet t’u jepet jo vetëm fëmijëve, por edhe të afërmve të tyre më të ngushtë që nuk janë në gjendje të përballojnë situatën.

Share With:
Translate »
612 Views