Tragjike/ Modelja hidhet bashkë me djalin nga dritarja e hotelit

Një ish modele Playboy është hedhur nga dritarja e një hoteli në New York së bashku me djalin e saj shtatë vjeç, nga kati i 25- të.  Ngjarja ka tronditur gjithë banorët, ndërkohë që të dy kanë humbur jetën menjëherë. Bëhet fjalë për ish modelen e njohur në Amerikë, Stephanie Adams 47 vjeç dhe djaloshin Vincent. Sipas mediave amerikane, ndër to New York Times shkruajnë se ajo ishte në betejë ligjore me ish bashëshortin e saj Charles Nocolai, për kujdestarinë e fëmijës. Ish burri zotëron një klinikë në Manhattan.

Të dy kishin qenë në gjykatë të mërkurën në mëngjes dhe thuhet se gjykatësi e kishte mohuar modelen që të merrte djalin për të shkuar në Europë, pasi atje ndodhej i dashuri i saj. Policia ka treguar se ata kanë rënë nga 23 kate dhe në fund kanë humbur jetën në ballkonin e katit të dytë.  Ngjarja ka ndodhur të premten, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.N jë kamerier në restorantin e hotelit foli për New York Daily News teksa tha: “Një  nga mysarët e hotelit më tha se po qëndronte në dritare kur dëgjoi zhurmën mbytëse, ai pa një trup të vdekur, por rezultoi se ishin dy. Adams ishte shpallur Miss Playboy në nëntor të vitit 19992 dhe ka luajtur në një film me aktorin e Hollivudit, Robert de Niro.

Në faqen e saj në internet tregohet se ka shkruar libra astrologjie dhe se lexonte letrat e fatit Tarot. Gjithashtu në një rol të vitit 2013 shkruhet se modelja drejtonte një kompani online të produkteve të kozmetikës, kishte menaxhuar nancat në zyrën e ish burrit dhe zotëronte dy diploma biznesi. Ngjarja mbetet mister.

Share With:
Translate »
763 Views