Tragjike/ Nënë e bijë humbin jetën nga Covidi brenda ditës

Dy persona në Librazhd kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit brenda një dite. Abc News raporton se viktimat janë nënë e bijë, 93 vjeç dhe 71 vjeç.

E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën dhe bashkëshortin e saj. Kjo e fundit ka qenë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

Pasi shfaqi shenja të koronavirusit, 71-vjeçarja u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej tre ditësh ndodhej në intubim. Pritet tashmë që trupi i saj i pajetë të dërgohet në Librazhd.

E para humbi jetën 93-vjeçarja, dhe pas katër orësh edhe e bija.

Ndërkohë pozitiv për Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës.

Share With:
Translate »
602 Views