Tragjike, vajza e oligarkut përplas për vdekje 6 persona

Vajza e një oligarku ka pësuar një aksident me makinë duke përplasur 11 persona, gjashtë prej të cilëve kanë humbur jetën.

Biznesmeni i njohur, Vasily Zaitsev ka kërkuar faljet e familjeve të viktimave në emër të së bijës. Ndërkohë Alyona Zaitsev është dërguar në rajonin e policisë pasi vijojnë investigimet për rastin.

Ajo ka kaluar semaforin me një shpejtësi marramendëse në mes të qytetit të Kharkiv në Ukrainë pasi kishte humbur kontrollin e makinës, gjë që shkaktoi tragjinë.

20-vjecarja kishte shpërthyer në lot kur po e dërgonin në gjykatë, ndërkohë që sipërarrësi i energjisë po përpiqet që të shpëtojë të bijën, në emër të familjes.

Share With:
Translate »
788 Views