Tre brezat e familjes Mamaqi në një foto, sa shumë dashuri

Ermal Mamaqi po vërteton me foto të tjera atë që thoshte dje me fjalë që sa më shumë i rritet djali aq më shumë i do prindërit.

Pasi uroi mamanë me fjalë shumë të ngrohta, sot ka kaluar te linja mashkullore. Ka postuar një foto ku i ati mban në prehër Joelin, i cili është rritur shumë dhe Ermalit, pas tyre, nuk kanë si të mos i shkëlqejnë sytë.

Merita të veçanta i takojnë edhe personit që e ka realizuar këtë foto dashurie me tre kate, ndoshta Ami ose mamaja e Ermalit.

Me sa duket familja e madhe ka zgjedhur të udhëtojë këtë fundjavë drejt Dardhës, nga ku do marrin me siguri kujtime shumë të bukura.

Share With:
Translate »
1828 Views