Triumfoi në një talent show, tani gati të zëvendësojë Enedën në karrigen e “The voice kids”

Pak para nisjes së spektaklit “The Voice Kids”, këngëtarja Eneda Tarifa njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e jurisë që do të gjykojë të rinjtë. Këngëtarja u shpreh se ky është vendimi i saj, për shkak të angazhimeve të shumta personale, por nuk harroi t’i uronte suksese të gjithë stafit realizues.

Por vendi nuk është më bosh! Burime për “Anabel.al” kanë mësuar se në vend të Enedës, do të jetë këngëtarja Arilena Ara. Këngëtarja e hitit “Zemër” nuk e ka refuzuar ftesën e produksionit për të qënë pjesë e jurisë së spektaklit. Falë këngës “Nëntori”, suksesi i këngëtares theu kufijtë e Shqipërisë me talentin e saj.

Pritet që emisioni “The Voice Kids” të startojë në janar të vitit 2019 dhe Miriam Cani, Aleksandër Gjoka & Renis Gjoka, tanimë edhe Arilena Ara do të vlerësojnë talentet e reja në muzikë.

Share With:
Translate »
684 Views