TRONDITËSE në Tiranë, pas 3-vjerçarit vdes fëmija 8-muajshe në spital!

Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga lajmi tragjik i vdekjes së djalit 3-vjeçar në Tiranë, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në kryeqytet. Viktimë ka mbetur një foshnje 8-muajshe nga Gruda, Shkodër.

Prindërit e foshnjes e kanë kallëzuar rastin e rëndë në Prokurori ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës. Mjekët i kanë komunikuar prindërve se foshnja është infektuar me një virozë teksa dy ditë më pas ka gjetur vdekjen teksa po transportohej për Tiranë.

Familja ka kërkuar autopsinë teksa shorehen se shkak për vdekjen e të birit është bërë neglizhenca e mjekëve.

Share With:
Translate »
70 Views