Tuna prezanton babain dhe pasionin e tij

Pasionet për aktivitete fizike, palestër, yoga apo shëtitje në natyrë kanë qenë të hershme për Tunën. Para dhe pas shtatzënisë, nëna e re e showbiz-it postonte shpesh foto nga palestra, ku ushtrohej për orë të tëra dhe pas lindjes, iu drejtua sërish sportit për të mbajtur trupin në formë.

Por kush e kishte menduar se edhe këtë pjesë Tuna e paska të trashëguar? Përveҫ trendit të ri të palestrës që ka pushtuar të gjithë personazhet e showbiz-it, Tuna sportin e ka në gjen.

Mjafton të shikoni të atin dhe ҫdo diskutim mbyllet.

Në foton e saj të fundit në si SnapChat, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia tregon të atin i cili është duke vrapuar në një pistë vrapi në palestër.

Shaban Sejdiu, në të vërtetë, njihet nga të gjithë si një sportist i lindur, madje është edhe fitues medaljesh olimpike.

“Si i ati, edhe e bija…” – shkruan Tun a në krah të fotos. Dhe askush nuk ka më dyshime. /RC

Share With:
Translate »
735 Views