U gjet i pajetë në valixhe në Korçë, del ekspertiza: Bebja ishte ende gjallë…

Kanë dalë rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore, në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në fillim të këtij muaji, ku një fëmijë i porsalindur u gjet i pajetë brenda një valixhje në Korçë.

Burime pranë institutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë.

Mësohet se fëmija ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare, e cila vuan nga probleme mendore.

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.

Kujtojmë që ka qenë bashkëshorti i saj me të cilën ka edhe një fëmijë 15 vjeç, që kur është kthyer nga Greqia më dy maj ka zbuluar foshnjën e pajetë në valixhe dhe ka njoftuar policinë.

Share With:
Translate »
49 Views