U godit në kokë nga breshëri i fuqishëm, vdes foshnja 20 muajshe
Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi është goditur në kokë nga breshri i cili ra në rajonin e Girona. Breshëri prej 10 centimetrash shkaktoi shumë dëme dhe sipas meteorologëve spanjollë është breshri më i madh i rënë në rajon në 20 vitet e fundit.
Foshnja 20 muajshe në momentin që nisi breshëri ndodhej jashtë. Ajo u dërgua menjëherë në spital por humbi betejën mëngjesin e sotëm. Departamenti i zjarrfikësve mori dhjetëra thirrje për më shumë se 28 persona të plagosur nga breshëri i fuqishëm. Një valë moti i keq ka përfshirë Spanjën ditët e fundit.
/BBC/