U martua 12 vjeç, rrëfimi i 75 viteve martesë: Ai gjithmonë më thoshte ”shiko sa e bukur je”

Isha 12 vjeç kur u martova me të. Akoma më kujtohet. Ai erdhi me një karrocë kali për t’u martuar me mua. Askush nuk u martua në tërë fshatin tim me një karrocë kali. Isha shumë e lumtur dhe krenare! Burri im pagoi 10 taka në atë kohë për të. Ai mund të kishte blerë një fushë shumë të madhe me pemë me ato para!
Pas dasmës sonë burri im më thoshte ‘ranga bou’ që do të thotë ‘ grua e bukur ‘. Ai thoshte se unë isha gruaja më e bukur që kishte parë ndonjëherë në jetën e tij. Por burri im kishte një ngjyrë lëkure të errët dhe  njerëzit e fshatit gjithmonë bënin shaka me të. i thonin se ishte si ” një gur i zi që mbante një gjerdan me perla.” Por burri im kurrë nuk mërzitej; ai dukej i lumtur dhe buzëqeshte kur njerëzit thonin këtë shaka! Ai gjithmonë më thoshte,” shiko sa e bukur je!”

Për 75 vitet e fundit kemi qenë bashkë. Dy vjet më parë, shkova të vizitoj djalin tim të madh dhe familjen e tij. E lashë burrin tim me djalin tim më të vogël dhe familjen e tij. Vajza ime më tha se ka thirrur çdo 10 minuta, ” ku është ranga bou! A ka telefonuar? Kur do të kthehet?”

Ai bëhet si i çmendur pa mua. Ne kurrë nuk jemi ndarë në gjithë jetën tonë. Ne zgjohemi së bashku dhe bëjmë lutjet e mëngjesit. Ai nuk mund të hajë nëse unë nuk e gatuaj ushqimin me duart e mia! Por kur ulemi për të ngrënë ai më jep pjesën më të madhe të peshkut!

Nëse jam e zemëruar dhe nuk kam folur me të, ai gjithmonë ulet pranë meje dhe nuk shkon  askund tjetër deri sa unë të qesh me të. Nëse zhdukem për disa minuta nga sytë e tij, ai më kërkon kudo dhe fillon të thërrasë, “ku është ranga bou?” Nuk mund të shkoj askund për shkak të tij.

Ndoshta nuk do të shihemi më shumë. Jemi pothuajse afër moshës sonë të fundit! Nuk dua të shkoj para tij. Ai do të bëhet i çmendur pa mua. Ai do të shikojë për ‘rangan’ e tij kudo! Dëshira ime është që zoti të më marrë pas tij! – Mosir Uddin Sarder (105) dhe ‘Ranga Bou” (87).

Fotografia e GMB Akash

Share With:
Translate »
1072 Views