U mori jetën dy personave, 15-vjeçari tregon si ndodhi ngjarja tragjike

Autori i aksidentit të rëndë në Burrel ku vdiqën dy persona dhe u plagos një i tretë, është një i mitur, 15-vjeç.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i dyshuari si shkaktar për aksidentin 15-vjeçari me iniciale Xh.N., është arrestuar nga policia.

I tronditur nga aksidenti, adoleshenti fillimisht është shprehur se nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur. Por më pas ka deklaruar se aksidenti me pasoja kishte ardhur pasi ishte përpjekur të evitonte përplasjen me një motoçikletë, ndërsa po drejtonte makinën e babait të tij tip “Opel”, që e kishte marrë pa lejen e të atit.

“Në shtëpi gjeta çelësat e makinës së babit dhe pa dijeninë e tij dola në mbrëmje drejt Komsisë. Nuk ishte hera e parë që udhëtoja nga Burreli drejt Uzinës së Ferrokromit. Herë tjetër nuk kam pasur probleme. Mbrëmë po ecja normalisht. Dalloj përballë një motoçikletë dhe manovrova që të shmang përplasjen. Kur motori goditi makinën, e kam humbur totalisht. Nuk mbaj mend çfarë ndodhi”, mësohet të jetë shprehur nxënësi i klasës së nëntë Xh. Neli.

Share With:
Translate »
666 Views