U rikonstruktua 1 muaj më parë nga tërmeti, shkëputet ballkoni i katit të 5-të të pallatit

Ballkoni i katit të pestë të një pallati në qytetin e Mamurrasit është shkëputur pasditen e sotme duke rënë një kat më poshtë.

Banorët të cilët të trembur nga frika se mos shembej pallati kanë lënë banesat. Sipas tyre pallatet në atë zonë kanë 1 muaj që janë rikonstruktuar nga tërmeti.

Fatmirësisht në momentin që ka rënë ballkoni nuk është lënduar asnjë qytetar.

FOTO/ Mamurras, shkëputet ballkoni i katit të pestë të pallatit –  BoldNews.al

Share With:
Translate »
81 Views