U thonin se janë motra, nënë e bijë fitojnë konkursin e bukurisë

Dy femra bukuroshe, nënë e bijë, të cilat konsiderohen nga njerëzit se motra kanë zgjedhur të marrin pjesë në një konkurs bukurie në Britani.

Laurie Meisak, 55 vjeçe dhe vajza e saj Amy, 24 vjeçe kanë sfiluar në Miss Galaxy javën e kaluar.

Nëna zgjodhi të ecte në hapat e së bijës pasi mori komente tepër pozitive nga miqtë, derisa mori guximin të dilte në skenë.

Nëna e katër fëmijëve që guxoi të dilte me bikini për daljen e saj të parë para jurisë, i impresionoi aq shumë sa më vonë u zgjodh si shoqëruese e parë.

Laurie ka pohuar se kjo sfidë i ka dhënë një frymë të re jetës së saj, si dhe i thotë të gjithë grave që të kenë besim tek format që kanë.

Së bashku me të bijën, Laurie ka pranuar se njerëzit i ngatërronin duke i quajtur motra pasi ngjajnë shumë.

Share With:
Translate »
631 Views