Ushqyerja me gji i bën mirë dhe nënës

Të ushqesh foshnjën me gji për një vit, jo vetëm që i bën mirë fëmijës, por edhe redukton shanset te nënat për një atak kardiak apo infarkt gjatë viteve që pasojnë. Një studim tregon se sa më gjatë nëna t’i japë fëmijës gji aq më pak e prekur do të jetë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Studimet e mëparshme kanë treguar se nënat marrin përfitime afatshkurtra shëndetësore nga ushqyerja me gji, duke përfshirë humbjen e peshës, kolesterolin më të ulët, presionin normal të gjakut pas shtatzënisë.

Por efektet afatgjata të ushqyerjes me gji në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare te nënat janë të paqarta.

Tani një studim i ri ka treguar se gratë që ushqejnë me gji për 12 muaj e kanë dhjetë për qind më të ulët rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Share With:
Translate »
788 Views