UUPPSSS! Aurela Hoxha paska njërin nga fëmijët më të preferuar se tjetrin dhe sapo e pranoi me gojën e saj….

Aurela Hoxha është një personazh shumë hermetik mbi jetën personale. Ajo i ka mbajtur të dyja shtatzënitë larg vëmendjes mediatike e fëmijët e saj rrallë i poston në mediat sociale.

Por, së fundmi ka bërë një përjashtim, pasi djali i saj feston ditëlindjen. Si rrallëherë, ajo ka ndarë disa foto të të voglit duke i dedikuar edhe fjalët emocionuese.

“Gëzuar ditëlindjen fëmija im i preferuar! (Shh, mos i trego Luna/Ea’s)
Te duaaa jeta ime, falenderoj Zotin ç’do ditë që të solli në jetën time, ti i jep kuptim ! Të duaaaaa, të duaaaam! Frymë!”– shkruan ajo.

Shumë urime për Alaronin.

Para pak muajve e ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Aurela i shprehu dëshirën partnerit të saj për tí bërë një propozim për dasmë.

“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela.

Duke folur për faktin që ka vendosur që jetën private ta mbajë hermetike, Aurela tha:

“Nuk e mbaj sekret partnerin. Jemi gjithë kohën bashkë, por nuk shfaqemi në Instagram. Burrat në përgjithësi nuk kanë qejf të ekspozohen. Fakti që unë jam figurë publike, nuk do të thotë që edhe familja ime të jetë e tillë.” 

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza. Tani ata prej vitesh jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të djalit 2-vjeçar Alaron dhe bebushes Luna Ea.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Share With:
Translate »
74 Views