Vajza 2 vjeç kupton por nuk flet, çfarë më këshilloni? – përgjigjet logopedja

Përshëndetje. Mbesa ime 2-vjeç e gjysmë ka zë por nuk flet asnjë fjalë. Mundohet të flasë por deri më tani nuk shqipton asnjë fjalë, vetëm  zanore apo tinguj. Dua të theksoj që është shumë nevrike. Gjithashtu dallohet që ka një deformim në nofull, pasi nofullën e poshtme e ka më të dalë se atë lart. Prindërit nuk  e kanë çuar asnjë herë për kontroll. Çfarë më këshilloni?

Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet:

Përshëndetje, ju falënderoj që më keni shkruar. Unë ju këshilloj t’i bëni një vizitë tek mjeku ORL dhe Maxilofacial dhe në varësi të konsultës do duhet të ndiqeni me logopedist apo dhe specialist të tjerë. Ju më thoni që fëmija ka një deformim të nofullës e cila do sillte probleme në artikulimin, shqiptimin e fonemave, rrokjeve apo fjalëve, por jo mungesë të të folurit, ndaj duhet bërë një konsultë e plotë për të parë  nga se i vjen kjo mungesë fjalësh.

Gjithashtu ju këshilloj që aktualisht të mos e detyroni apo ta vini nën presion për të folur, si pasojë do irritohet edhe  më shumë./dritare.net

Share With:
Translate »
542 Views