Vajza e Aurela Gaçes ngjitet në skenë për të kënduar me të ëmën, arsyeja do t’ju përlotë

Nuk është vetëm zëri brilant i skenës shqiptare, një artiste e kompletuar, mama e dy vajzave dhe një bashkëshorte e devotshme, mbi të gjitha ajo është një artiste me zemër të madhe. Këtë gjë e ka dëshmuar jo pak herë! I është bashkuar pa kushte, nismave me karakter social, bamirës, duke pasur një mision të qenësishëm që në krye të herës, t’u kthejë sadopak buzëqeshjen njerëzve, dhe aty ku ka vend për ndihmë, të jap më shumë nga vetja, çka tregon se humanizmi është çështje që buron së brendshmi tek ajo.

Aurela Gaçe është pikërisht kjo artiste që i zotëron të gjitha! E duam sa herë del në skenë, sa herë publikon një këngë të re, por mbi të gjitha ajo adhurohet nga fansat e shumtë, për mënyrën se si ajo i thotë dhe i bën gjërat. Ashtu siç i vijnë natyrshëm, flet edhe për kauza të mëdha. Një prej tyre ishte edhe koncerti që u organizua në datë 11 Prill, në sheshin Skënderbej, “Një këngë për jetën”, ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer.

Por, gjatë performancës, ka qenë vajza e madhe e këngëtares e cila i ka kërkuar  që të ngjitet në skenë. Kjo gjë e ka emocionuar pa fund Aurelën, e cila ka postuar një foto me të në instagram, bashkë me disa fjalë që me siguri do ju prekin zemrën.

“Mbrëmë vajza më kërkoi të ishte në skenë. E mori vesh pse do të këndonim në shesh. Mbase nuk e kupton saktësisht çfarë ndodh, por jam mësuar që i flas si të jetë e madhe. E mësoj që të japë nga vetja, le të jetë ky hap i vogël që nesër të japë më shumë nëse dikush ka nevojë. Ajo pa lotët e mi duke parë videot e fëmijëve të sëmurë dhe pyetjet nuk pushonin. Po pse janë sëmurë? Por çfarë duhet që ata të shërohen? Po pse ata prindër kërkojnë ndihmë? Faleminderit “Një këngë për jetën” që na bëtë pjesë të kësaj nisme që shpresoj të bëhet sadopak ndihmë për ata fëmijë. Si prind e njeri, uroj e lutem për shërim të plotë të fëmijëve, u kthefshin në familjet e tyre, të fortë, të bukur, që të jetojnë jetën mes familjes që i do më shumë se gjithçka në botë”.

Dhe nuk ka se si një mesazh i tillë të mos ju përlotë! Është aq kuptimplotë dhe i ndjerë!

Share With:
Translate »
1107 Views