Vajza e Azem Hajdarit: Sot do të plotësoj një dëshirë të babit

19 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, vendin e tij në karrigen e Kuvendit do ta zëra vajza e tij, Rudina. Në hoazhet që u zhvilluan në memorialin e Azem Hajdarit, vajza e tij tha se është një koicidentë që ajo sot do të flasë në Parlament, por gjithashtu edhe një dëshirë e tij. Rudina Hajdari: Jam shumë e nderuar, ndihem shumë e prekur sot, sepse përveçse ne kujtojmë liderin historik të PD-së, personin, figurën e lartë që solli pluralizmin në Shqipëri, është emocion i veçantë për mua se kujtojmë gjithashtu babain tim. Megjithëse kanë kaluar 19 vjet nga ndarja e tij, ne prapë jemi të bashkuar më shumë sesa kurrë të vlerësojmë dhe të ngremë lart figurën e tij, vlerat e tij demokratike, partinë që ai solli me vlerat më të vërteta, më të moralshme në këtë vend. Ne jemi akoma më të bashkuar që të çojmë PD-në përpara dhe të tregojmë që ne meritojmë një Shqipëri më me vlera. Më falni se siç e shikoni unë jam e emocionuar dhe për një fakt tjetër: Unë sot do të flas në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e Partisë Demokratike. Dhe do të flas pikërisht në këtë ditë. Kjo ishte një koiçidencë, por është besoj dhe një dëshirë e tij dhe unë ju siguroj se do të jem një zë i fortë i opozitës shqiptare, do të mbroj interesat e Shqipërisë dhe kombit tim.

Share With:
Translate »
754 Views