Vajza e Inva Mulës në gjurmët e së ëmës

Opera “Peshkatarët e Perlave” me regjisore dhe protagoniste soparanon me famë botërore Inva Mula, do të shfaqet premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve. Vetë Mula e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan zbuloi detaje nga shfaqja nga ku tha se vajza e saj Nina, 5 vjeç do të ngjitet për herë të parë në skenë.

Soparano tha se vajza e saj nuk do të këndojë, do të ngjitet në skenë bashkë me disa vajza të tjera të vogla të cilat do të hedhin petale lulesh rozë.

“Është një moment ceremonial gjatë veprës ku është ardhja e parë e Lejlasë e këtij personazhi mitik. E kam menduar gjithnjë si hyrje ceremoniale dhe nuk mund ta mendoja kurrë që kjo hyrje të mos shoqërohej nga fëmij, nga vajza të vogla. Dhe një prej këtyre vajzave të vogla është Nina. Fëmijët janë thjeshtë pjesë e ceremonisë që do të hedhin petale lulesh rozë, por Nina nuk do të këndojë”, tha Mula. /tvklan.al

Share With:
Translate »
1958 Views