Vajza e ish-banorit të Big Brother jep lajmin e ndarjes nga jeta të babait

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta ish-banori i Big Brother 1. Me siguri e mbani mend Shkëlqim Brushullin edhe pse kanë kaluar 9 vite  që nga pjesëmarrja e tij në këtë spektakël. Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-banorit e ka dhënë vajza e tij Esmeralda për “Jeta osh Qef”. Ajo ka treguar se i ati i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe se po kurohej në Gjermani.

Fatkeqësisht ai e ka humbur betejën me këtë sëmundje. Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe.

Share With:
Translate »
733 Views