Mamatë e reja: Biberoni, gjërat që duhet të dini rreth tij

Një biberon për çdo moshë

Mund të duket si një gjë e kotë, por në fakt nuk është e tillë. Madhësia e thithës dhe e maskës së biberonit janë të dizajnuara për të akomoduar zhvillimin e gojës dhe rigorozisht është testuar siguria se nuk është e mundur gëlltitja aksidentale. Ndaj është e rëndësishme që të zgjidhni masën e duhur dhe mbi të gjitha të bëni rregullisht një verifikim dhe të hidhni ata që nuk bëjnë më.

Biberoni nuk e zëvendëson gjirin

Qumështi i gjirit është një temë e ndjeshme për shumë gra: frika më e zakonshme është se biberoni mund të ndryshojë ekskluzivitetin dhe kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji, ose mund të konfuzojë fëmijën. Por, gjithsesi, ai nuk mund t’i zëvendësojë kurrsesi vaktet e ushqyerjes me gji.

Çdo biberon ka datën e tij të skadencës

Kur fëmijës tuaj t’i dalin dhëmbët e parë, këshillohet që biberonin ta zëvendësoni në çdo dy-tre muaj, në mënyrë që të shmangni prishjen e thithës së tij. Shenja e sigurt për të kuptuar që biberoni duhet ndërruar, është “tingëllimi” i tij në gojën e fëmijës: zhurmë karakteristike prej çarjes së kokës së biberonit.

Higjiena

Fati i sigurt i çdo biberoni është që ai të përfundojë, herët a vonë, në tokë. Kjo është një gjë e pashmangshme. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim: mjafton një shpëlarje e tij për ta bërë sërish të përdorshëm. Është e kotë të “çmendeni” me solucione sterilizuese dhe ta vendosni biberonin në ujë të valuar.

Kur duhet t’ia hiqni biberonin fëmijës tuaj?

Ekspertët këshillojnë që fëmijëve biberoni duhet t’ju hiqet mes 24 ose 36 muajve pas lindjes. Megjithatë, nuk ekziston ndonjë rregull. Ka situata (ardhja në jetë e një motre ose vëllai, çerdhja), në të cilat fëmija mund të gjejë një rehati të madhe te biberoni. Është e kotë të krijoni një situatë të sforcuar. Më mirë të kënaqni nevojën e fëmijës tuaj dhe të prisni që ai/ajo të jetë gati, ndoshta duke e ndihmuar me ndonjë argument ose me leximet mbi këtë temë.

Materiali i biberonit

Dy opsionet klasike janë silikoni dhe goma. I pari është një material sintetik, pa erë dhe transparent. I dyti është natyral, i butë dhe elastik.

Biberoni si aksesor parandalues

Biberoni nga ekspertët është evidentuar si një parandalues i sendeve të vogla, për rrjedhojë edhe mbytjen e tij, apo papastërtive që fëmija mund të fusë në gojë.

Biberoni si “mama”

Për fëmijët e vegjël, biberoni është si një mama e dytë. Është një lloj vetëqetësimi, kur nëna nuk është aty, një mënyrë për lirimin e tensionit që e bën fëmijën të ndihet i sigurt.

Share With:
Translate »
1036 Views