Vajza e stilistes shqiptare surprizon të ëmën falë talentit të saj, nuk mbetet pas as djali

Enada At’ Nikolla është stilistja e njohur shqiptare që pasionin e të bukurës e ka nisur nga piktura. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Si e tillë ajo sot ka marrë një dhuratë të veçantë nga vajza e madhe dhe po ashtu një dhuratë nga djali i vogël. Me sa duket ajo ka trashëguar talentin e të ëmës në pikturë. Ajo ka realizuar një pikturë ku në qendër duket dielli dhe anash e rrethuar me të kuqe si për të thënë që Enada është dielli i saj dhe dashuria është e zjarrtë. Mbi pikturë ajo shkruan: “Mami, e shtrenjta ime!”.

Nuk ka munguar as dhurata e djalit i cili po ashtu ka shfrytëzuar talentin e tij duke përgatitur një buqetë me kartona dhe një kartolinë. Sa të talentuar që duken! Me siguri të dy kanë trashëguar talentet e Enadës dhe ajo duhet të jetë shumë e lumtur për këtë. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
788 Views