Vajza i kthehet nga shkolla me flokët e prerë, tërbohet e ëma e vogëlushes
Një nënë është tronditur kur ka parë vajzën e saj të qethur kur u kthye nga shkolla. E bija e Denise Robinson është vizituar nga stafi mjekësor, të cilët kanë vendosur t’ia presin flokët.
Mendohet se flokët e saj janë prerë për arsye higjenike dhe i thanë do të rriten shumë shpejt.
“Ata bënë një lojë dhe i dhanë karamele ndërkohë që bënë këtë gjë. Pasi ia prenë, i kërkuan të mos shqetësohej sepse do i kishte më të bukura,” – tha Denise për Mirror.
Denise është tepër e shqetësuar pasi ata e kanë gënjyer vogëlushen se do ketë flokë të drejta kur ti rriten, ndërkohë që ajo i ka patur gjithnjë kacurrela.