Vajza i shkruan të atit polic: Shpresoj të mos lëndohesh dhe shpëto njerëzit nga uragani

Pasi uragani Harvey përfshiu Teksasin, policia është dashur të ndihmojë viktimat që t’i mbijetojnë stuhisë. Kur e bija e një polici dëgjoi për këtë, ajo i shkruajti një letër të atit. Sergeant Scott Holt, polic në departamentin e policisë Waco, ishte gati për të lënë shtëpinë e tij që të shpëtojë njerëzit nga përmbytjet të shkaktuara nga stuhia, kur vajza e tij ia dha mesazhin e shkruar. Dukej se vajza e tij kishte kuptuar që babai i saj ishte gati të ndërmerrte një veprim të rrezikshëm. Mesazhi i saj ishte postuar në faqen e facebookut të departamentit të policisë me një përshkrim nga një tjetër polic.

Ajo shkruante: “I dashur babi, shpresoj që të mos lëndohesh por shpresoj të ndihmosh njerëzit e tjerë që kanë nevojë më shumë se ti mund të bësh. Shpresoj që asnjë të mos lëndohet. Shpresoj që të gjithë të largohen. Të dua.”

Share With:
Translate »
718 Views