“Vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit”, Jorida Tabaku: Gjuha e përdorur nga Rama më bindi se brezi i ri do të rrijë larg politikës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se dy vajzat e saj binjake ishin mes fëmijëve të pranishëm në Kuvend, për të ndjekur nga afër një seancë parlamentare.

Ajo u shpreh se gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama, i krijoi bindjen se brezi i ri do të qëndrojë larg politikës. Deputetja demokrate shtoi më tej se Rama e thërret të shkuarën për ta përdorur në favor të tij.

“Dy vajzat e mia bashkë me shoqet e tyre erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur. Edi Rama e thërret gjithmonë të shkuarën.

Ai e përdor të shkuarën. A besojmë ne se komandantë të UÇK kanë bërë krime? Jo nuk e besojmë. PD ka punuar vetëm për Kosovën. Një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. PD ka qenë aty që në ditën e parë. Para se të nxjerrësh helm besoj se nuk mund ta justifikosh veten. Kosova duhet të na kishte bërë bashkë. Duke qenë se jam anëtare në asamblenë e KiE nuk kam asnjë kompleks pse thotë do e votoni si çeço. Do e votojmë po sepse e besojmë.

Çfarë dua të vlerësoj nga rezoluta e PS është ligji që përmend vitin 2012, për të treguar se PD nuk ka bërë asgjë për të penguar hetimin. Kemi vlerësuar edhe arritjet e ushtrisë së Kosovës. Duke pasur parasysh se i hapur rrugë hetimit. A ka ardhur koha që në asamblenë parlamentare të diskutohet një raport tjetër? Po. Nuk besoj që atë që kemi bërë për Kosovën duhet të rrimë dhe ta përdorim këtu me fjalë”, u shpreh Tabaku.

Share With:
Translate »
111 Views