Vajzat e njohura të ekranit zbulojnë si e sollën trupin në formë pas lindjes

Shtatzënia është një fazë e jetës ku të gjitha femrat pësojnë ndryshime. Pas lindjes ato kanë disa kilogramë më tepër dhe për t’i hequr e kanë pak të vështirë. Më poshtë po ju tregojmë dietat që disa nga vajzat e njohura të ‘showbiz-it’ ndoqën për të rikthyer fizikun perfekt.Jeninfer Lopez është ndër femrat më seksi në botë. Pavarësisht lindjes ajo ja ka dalë të ketë forma perfekte. Këngëtarja ka treguar se për t’ja dalë me sukses si fillim ka nisur aktivitetin fizik. E nisi duke bërë vrap dhe më pas palestër intensive. Gjithashtu edhe biçikletën e kishte të pandarë.

Kim Kardashian ka sjellë në jetë dy fëmijë dhe sërish është në super formë. Ylli Kardashian e ka risjellë trupin në formë duke u bazuar në dietën “Atkins”.


Padyshim që një nga vajzat më bombastike të ekranit është Beyonce. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe në secilën lindje ka ndjekur të njëjtën formulë. Përveçse e ka gjenetike, Beyonce ka treguar se ushqehej me ushqime bio të shëndetshme dhe bënte pak fiskulturë çdo mëngjes.


Jessica Alba pas lindjes ka arritur që përpos linjave perfekte trupore të krijojë edhe muskuj barku. Aktorja ka zbuluar se si fillim stërvitej 20 minuta në mëngjes dhe me kalimin e kohës e shtoi edhe ritmin e palestrës. Gjithashtu ajo shprehet se korsetë e forta nuk i hiqte asnjëherë nga barku.

 

Share With:
Translate »
720 Views