Kjo nënë e guximshme jep një leksion që nuk e shohim kurrë në Instagram

Jo të gjitha imazhet që shohim në Instagram janë të vërteta, shumicën e kohës shohim vetëm njerëz me trup perfekt por që realisht mund të jenë duke fshehur një realitet.

Ata ndoshta janë fytyra ideale dhe të lumtura që fshihen pas disa filtrave “çudibërëse”.

Në përgjithësi, kur fjala është për gratë me fëmijë të porsalindur, mund të vërejmë në rrjetet sociale që gjithmonë kanë një model flokësh të rregullt, një fytyrë të kuruar, manikyr të freskët, një kuzhinë që shkëlqen dhe fëmijët e tyre që nuk ndalen së qeshuri. E çuditshme apo jo?! Sepse të gjithë e dimë se çfarë do të thotë të kesh një fëmijë të vogël në shtëpi.

Të jetë e vërtetë përralla që shohim në Instagram?!

Ajo që nuk shohim kurrë në Instagram është lodhja e nënës kur ajo nuk ka as forcën për të folur apo për të luajtur me beben e saj, të qarat e fëmijëve, zënkat e tyre dhe trupat e pa kuruar apo rrobat e bëra pis nga ushqimi.

Ne nuk i shohim këto lloj fotografish, sepse të gjithë servirin imazhe të organizuara në mënyrë perfekte.

Kini kujdes me njerëz që postojnë vetëm foto të tilla dhe mos u besoni atyre imazheve që paraqesin një jetë të përsosur. Jo gjithçka që shkëlqen është ar, në realitet nuk ka asgjë të përsosur.
Jeta nuk është aq ideale siç e paraqesin shumë njerëz.

Realiteti i shumë njerëzve zakonisht është më i papërpunuar, jo të gjithë kanë rroba firmato, jo të gjithë e hanë mëngjesin në shtrat dhe jo të gjithë kalojnë pushime pafund në vende të ndryshme.

Sot ne duam t’u prezantojmë me Kylee Austin, një nënë e tre fëmijëve e cila e paraqet jetën ashtu siç është realisht.

Kylee Austin poston foto ku tregon gjithçka për jetën e sja të papërsosur dhe janë imazhe që nuk i shohim thuajse kurrë në Instagram.

Ndoshta Kylee do ju ndihmojë të mos bini në depresion nëse e shihni jetën pa filtra.

Përpjekjet e para për të ushqyer binjakët në të njëjtën kohë.

Jini të ndershëm dhe pranoni se askush nuk është aq i mërzitur sa një nënë kur dëgjon fëmijët e saj teksa qajnë.

Kështu duken binjakët gjatë shtatzënisë.

Dhe pas lindjes, do të pyesni veten. Si ta bëj për të pasur sërish lëkurën që kisha para shtatzënisë?!

Vetëm në imazhet e rrjeteve sociale shohim fëmijë që hanë shumë, në realitet nënat mezi i ushqejnë sepse dëshira e të vegjëlve është të luajnë me ushqimet.

Sigurisht, shumica e femrave i nënshtrohen një ndryshimi rrënjësor pas lindjes.

A keni parë dikë të qajë në rrjetet sociale sepse është e lodhur, por duhet të ushqejë fëmijët?

Ky është imazhi i vërtetë i një dite me fëmijë në shtëpi.

Kylee nuk mendonte kurrë që do të dukej kështu gjatë shtatzanisë.

Por ti e kupton se e gjithë sakrifica ishte e vlefshme kur i shihni këto krijesa naive dhe të bukura para jush.

Kylee është një grua e jashtëzakonshme që ka guxuar të tregojë në rrjetet sociale gjithçka që shumë e fshehin vetëm për t’u dukur bukur në sytë e të tjerëve. Harrojnë që e bukura gjendet pikërisht në pranimin e vetes ashtu siç je.

Jemi të sigurtë që ka shumë femra që mund të ndihen të identifikuara me Kylee-in.

Ndajeni këtë artikull me të gjitha nënat që në rrjetet sociale shfaqen në një jetë të përsosur.

Share With:
Translate »
856 Views