Vaksina humb efikasitetin pas 6 muajsh, Pfizer kërkon autorizimin e dozës përforcuese për moshat mbi 16 vjeç

Kompania Pfizer ka kërkuar autorizimin e një doze përforcuese pasi vaksina e saj e humb efikasitetin pas 6 muajsh.

Vaksina e Pfizer e humb efikasitetin me kalimin e kohës, ka deklaruar kompania pas të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike izraelite në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Të dhënat u publikuna nga FDA në një kohë kur ka shpërthyer një debat i madh për aprovimin e dozës së tretë. Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj me dozën përforcuese pas dozës së dytë rikthen mbrojten kundër infeksionit në 95%.

’Të dhënat nga programi i vaksinimit izraelit tregojnë se doza e tretë “ka një profil reaktiviteti të ngjashëm me atë të vërejtur pas dozës së dytë dhe rikthen nivele të larta mbrojtjeje”, thotë kompania, duke sqaruar se të dhënat janë marrë në periudhën korrik – gusht, gjatë të cilës mutacioni Delta ishte bërë tashmë dominues.

Në përfundim, kompania “kërkon autorizimin e një doze përforcuese të vaksinës së saj që do t’u jepet 6 muaj pas dozës së dytë, personave mbi 16 vjeç”.

Share With:
Translate »
27 Views