Vallëzimi i Getoarit dhe Marinës me prindërit e njëri-tjetrit, momenti më i bukur i dasmës

Dasma e fundjavës së lënë pas mes prezantueses Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi, ishte ndër më të bujshmet e kohëve të fundit. Ndërsa qysh në darkën e dasmës dolën fotografitë e para nga ceremonia martesore, tashmë po dalin disa fotografi vërtetë të veçanta. Marina dhe Geti, pas çlodhjes nga dasma, kanë postuar në rrjetet sociale fotografi të veçanta nga dita më e bukur e jetës së tyre sidomos ato që po kërcejnë me prindërit . E për ata që thanë se Getoari nuk qeshi në dasmë, në fotot bashkëngjitur shihet e kundërta. Por ndërsa ai u shfaq më serioz, Marina gjatë gjithë kohës u pa e buzëqeshur. Në fotogalerinë më poshtë gjeni momente që nuk i keni parë nga dasma e tyre.

Share With:
Translate »
1034 Views