Vdiq nga tumori në tru, 13 vjeçarja do shpëtojë jetën 15 njerëzve të tjerë

Një vajzë, e cila humbi jetën nga tumori në tru, do të shpëtojë jetën e 15 personave të tjerë nëpërmjet dhurimit të organeve dhe indeve të saj.

Charlotte Mitchell nga Torquay, Devon vuante nga sëmundja agresive e njohur si glioblastoma dhe vdiq më parë këtë muaj, vetëm gjashtë javë pas diagnozës së saj.

Nëna e saj, Karen e pikëlluar dëshiron që të dhurojë organet e së bijës për fëmijët e tjerë.

Ajo tha se mund të ndihmojë për të shpëtuar më shumë jetë. Charlotte vdiq para se të mund ti nënshtrohej një trajtimi në Bristol Royal Hospital for Children.

“Është diçka për të cilën kemi biseduar. Charlotte tha se kjo do ti japë mundësinë dikujt tjetër për të jetuar,”-tha Karen, duke shtuar: “Pa dyshim që kjo na ka ngushëlluar, duke e ditur sesa njerëz mund të ndihmojnë organet e saj. Kjo është një nga gjërat e vetme që më mban në jetë.”

Charlotte mund të ndihmojë deri në 15 fëmijë të tjerë duke dhuruar deri në nëntë organe si: zemra, pankreasi dhe veshkat së bashku me indet përfshirë kornen, lëkurën dhe kockat.

Share With:
Translate »
658 Views