Vogëlushi ndalon trafikun që të kalojë e moshuara

Një djalë 8-vjeçar është filmuar duke ndihmuar një grua të moshuar të ngjiste shkallët, në Georgia të SHBA-ve. Riley Duncan ka filmuar këtë moment emocionues, teksa me vëmendje po shikonte të riun Maurice Adams Jr duke dalë nga makina e nënës për të ndihmuar gruan e moshuar. Duncan e ka postuar këtë video në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin: “Falënderojmë Zotin për rininë tonë”. Maurice nuk ishte në dijeni që dikush po e filmonte, megjithatë videoja e tij është pëlqyer nga shumë njerëz. Nëna e vogëlushit, Contricia Hill, ka deklaruar për WSB-TV se Maurice dhe motra e tij kishin përfunduar mësimin dhe se ajo kishte shkuar t’i merrte, kur rrugës hasën gruan e moshuar që kishte vështirësi. Në atë moment Maurice i vogël e kishte pyetur nënën nëse mund të ndalonte që ai të mund të ndihmonte zonjën. Doli dhe pasi e ndihmoi të moshuarën, e përqafon dhe shkon sërish drejt makinës së nënës.

Share With:
Translate »
675 Views