Vëllai i Olta Bokës nxjerr sekretet e motrës nga fëmijëria | Video

Këngëtarja Olta Boka ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan, ku ndër të tjera foli edhe për fëmijërinë. Por, ndërkohë që rrëfente histori me vëllanë e saj po ashtu këngëtar, Stivi Boka, “Kush vjen për drekë”, përmes një inserti ka surprizuar këngëtaren. Ishte pikërisht Stivi, i cili zbuloi ‘sekrete’ të Oltës teksa tha se kur ishin të vegjël ai shpeshherë trembej pasi motra e tij bënte si e vdekur. Po ashtu këngëtari tha se kur Olta ftoi çmimin e parë në festival, nuk pranonte të dilte në skenë pasi nuk e besonte.

Share With:
Translate »
786 Views